Ligji e lejon!/ Më 11 maj mund të votohet edhe për Kuvendin e ri edhe për 3 bashkitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

3 kryetarë bashkie do jenë kandidatë të PS në listat për deputetë, çka është pasur me dorëheqjen e tyre dhe komandimin në detyrë të nënkryetarëve në Mat në vend të Agron Malajt, dhe në Tepelenë në vend të Tërmet Peçit, në mbledhjet e këshillit të mbajtura këtë të mërkurë.

Por në rastin e Ervin Demos, i cili është dhe drejtues politik në Berat, ende nuk është mbledhur këshilli për pranimin e dorëheqjes, pasi Demo ka qenë në takimet intensive të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik për finalizimin e listave.  Mbledhja e Këshillit mund të mbahet të enjten ose të premten, por ndërkohë, njoftimin për dorëheqjen e tij në KQZ qeveria e bëri përmes një shkresë të prefektit të qarkut të Beratit.

Në bazë të ligjit për qeverisjen vendore, nënkryetarët do të kryejnë funksionet e kryetarëve deri në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Por se kur do të mbahen këto zgjedhje, ende nuk është e qartë.  Në momentin që qeveria njofton presidentin për vakancat në 3 bashkitë, sipas Kodit Zgjedhor, 48 orë nga momenti i njoftimit nga qeveria, Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve, jo më larg se 30 deri në 45 ditë nga njoftimi.

Për të shmangur zgjedhje të pjesshme në 3 bashki të vendit, në një kohë që partitë politike do të jenë angazhuar në fushatën elektorale për garën e parlamentareve të vitit 2025, gjasat janë që më 11 maj, kur vendi zgjedh parlamentin e ri, në Mat, Tepelenë dhe Berat, qytetarët të votojnë edhe për kryetarin e ri të bashkisë

Nga sa Report Tv mëson nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ligjërish kjo mund të ndodhë pasi nuk ka asnjë pengesë. E për tu realizuar, qeveria duhet të njoftojë vakancat në presidentë pranë fundit të marsit, në mënyrë që afatet ligjore të korrespondojnë me 11 majit e zgjedhjeve parlamentare.

Lexo edhe :  Kush po e bën fushatën më të mirë elektorale?/ Ja çfarë mendojnë shqiptarët

Njoftimi ne KQZ per doreheqjen e Ervin Demos

‘Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Tiranë. Bashkëlidhur gjeni shkresën me nr.236/1 prot., datë 11.3.2024, të prefektit të qarkut të Beratit, me lëndë “njoftim mbi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë berat z. Ervin Demo”, për ndjekje dhe veprim nga ana juaj sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi’, thuhet në njoftim. /e.t

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV