Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i cili ndodhet pas hekurave.
“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter what!
Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë”, është shkrimi i Rirës, që duket se Kryemadhi e pëlqen dhe e aprovon.
Kjo lëvizje e fundit e Kryemadhit ishte disi e çuditshme pasi më herët në deklaratat e saj për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën që pas arrestimit të këtij të fundit, teksa shtoi se bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci e kanë ‘iluminuar’ njerëz të tjerë me shpifje kundër saj dhe marrëdhënia ishte përçarë./k.k