Petro Koçi i shkruan Berishës: I dashur mallkimi i Shqipërisë dhe ‘peshkaqeni’ i krimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi nuk ka kursyer ironinë dhe akuzat ndaj liderit historik të PD-së, duke e cilësuar atë si “mallkimin e vendit” dhe simbolin e së keqes në politikën shqiptare. Me tone të forta, ai e ka akuzuar Berishën për korrupsion dhe për pengimin e progresit të Shqipërisë, ndërsa e ka krahasuar me një “peshkaqen të krimit”, duke nënvizuar se çdo tjetër e keqe në vend është e vogël përballë tij.

Ja reagimi i Z. Petro Koçi

I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,
Meqe deklarata ime e fundit lidhur me procesin e percaktimit te kandidaturave ne PS te paska djegur ty me shume se cdokend tjeter kishe pasur “mencurine” pa pike kuptimi te permendje emrin tim ne nje kumtim te trullosur gjyqesor ndaj partise time.
Ta kam thene dhe here tjeter se ndryshe nga ti une kam vendosur te vdes si qytetar i mire dhe jo si ti, politikan i pasur.
Nuk eshte faji i diagnozes politike qe te kam percaktuar ne rastin e epshit te pakontrolluar te femijeve dhe dhenderrit tend per pasurim miliona eurosh gjate karrieres tende kryeministrore. Jam perballur me ty, krimet e tua dhe kandidatet e tu dhe i kam mundur as me grushta, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berbere, as me tregeti, por me vota te pastra ne Fier dhe ne Kombinat.
Per kutin tend kriminal nese nje politikan nuk eshte pak bandit, pak zjarrvenes, pak votevjedhes, pak grabites, pak hajdut atehere ai katandiset te emertohet naiv i pamencur.
Je fatkeqesia e vendit tim sepse cdo e keqe tjeter ne kete vend eshte nje e keqe me e vogel se ajo e jotja. Prandaj progresi yne ka ngecur shpesh nga litari yt ne kembet e Shqiperise tone.
Nese Ceno Klosi do rezultoje i inkriminuar serish do mbetet nje cironke perballe nje peshkaqeni si ti ne fushen e krimit.
Ti je turpi i komunisteve qe u ktheve ne nderin e pëdëistëve.
Je Mallkimi i vendit tim!
Harram!

Lexo edhe :  Nga 929 emra në një qendër votimi, votojnë vetëm 91? Pse vlonjatët po rrinë në shtëpi?

/e.t

Të fundit

Pse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Se kështu tha PD

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në...

Putin befason, kërkon bisedime direkte me Ukrainën. Zelensky: Fillimisht…

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka rënë dakord sot për të zhvilluar bisedime “të drejtpërdrejta” me Ukrainën më 15 maj, pas thirrjeve të udhëheqësve evropianë...

Numërohet kutia e parë me elektronikë në Vorë, PS kryeson

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste. Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179...

Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS që ai e cilëson ilegale...

Exit Poll: Rama fiton zgjedhjet, Berisha më dobët se Basha në 2021

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme...

Lajme të tjera

Web TV