Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s’kanë as mustaqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka ironizuar koalicionin e opozitës, ndërsa nuk ka kursyer batutat për Kujtim Gjuzi.

Edi Rama: Nuk do kemi më radhë që të na kontrollojmë pasaportën kur hymë në vendet e tjera. Do hymë njësoj me francezët, gjermanët dhe italianët, njësoj të barabartë. Si mund të lihet kjo me tifozllëk, jam me këtë jam me Kujtim Gjuzin.

Kujtimi është më simpatiku, por përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe.

Në Kavajë bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, për hir të vërtetës e ndryshuam se s’kishte asgjë tjetër përveç pluhurit dhe farave të kungullit.

Unë kur kam ardhur për herë të parë në Kavajë nuk bënim dot takimin se nuk na linin në kinema. Këtu ndodhtë që një kuti mos merrje votat as anëtarët e komisionit se presioni ishte i madh. Pensionistët nuk i linin të votonin. E shoh si ëndërr që PS e Kavajës ka gra sa burra, ama duhet të nxjerrim rezultatet./    S,M

Të fundit

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës,Grigels Muçollari:Do kandidoj në listën e hapur

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë...

Hakmarrja e të vegjëlve ndaj PD-PS,lista të mbyllura ‘fake’për të kandiduar në të hapurat

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të dërgojnë 46 emra në listat e mbyllura. Por ‘Djathtas për zhvillim’, ‘Nisma Shqipëria...

Punonjëset e ‘Rossman & Lala’ lënë spitalin pas asfiksimit/ Nisin hetimet për kompaninë

Gjashtë punonjëse të firmës ‘Rossman&Lala’, e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditën e djeshme në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur...

Trashëgimtari i Hermès, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe t’i lë 11 miliardë $

Nicolas Puech, trashëgimtari 82-vjeçar i pasurisë së Hermès, i cili nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe punëtorin e...

Paradoksi shqiptare/ Bizneset kërkojnë njerëz, shteti shpenzon më shumë për të papunët

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim dhe individë të aftë që trajtohen me pagesë papunësie. Është ky një ndër paradokset që shoqëron jetën socio-ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV