Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë udhëzime të reja.
Ushtruesja e detyrës së sekretarit ekzekutiv, Erica Y. Carr, ka dërguar një email ku falënderon stafin për largimin e kasafortave konfidenciale dhe dokumentacionit nga zyrat në Uashington.
Zakonisht, dokumentet e destinuara për djegie vulosen në thasë dhe transportohen në një vend të sigurt për t’u shkatërruar, shkruan theguardian.
Dokumentet konfidenciale në USAID dolën në dritë muajin e kaluar, kur administrata e presidentit, Donald Trump vendosi t’i dërgojë në pushim dy zyrtarët më të lartë të sigurisë të agjencisë, pasi ata refuzuan t’u jepnin qasje anëtarëve të grupeve të Elon Muskut./E.T