U eliminua nga gara, Shkëlzeni: Big Brother VIP e fiton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlzeni është banori që është eliminuar nga gara mbrëmjen e sotme, pas një nominimi të vështirë me pjesën tjetër të djemëve të shtëpisë dhe Valbonën.

I pyetur se çfarë e penalizojë në lojë, Shkëlzeni e pranon se ishte mbështetja që i ofroi Eglit dhe Gjestit duke mos bërë një lojë të tijën. Sakaq, sa i përket kërshërisë se kush mund ta fitojë këtë sezon të Big Brother VIP, ish-banori rrëfen se midis dy lojtarëve të fortë si Gjesti dhe Rozana, këtë edicion e fiton kjo e fundit falë aftësive të saj manipuluese në lojë.

Ledioni: Në shtëpi Valbona ka insinuuar se edhe ti ke qenë një nga djemtë që e ka ngacmuar atë, çka të ka prekur shumë…

Shkëlzeni: Sipas asaj po. Ne kemi pasur një debat shumë të ashpër, më preku sepse unë herën e parë që kam hyrë në shtëpi i jam drejtuar me teze. Valbonës ata që i drejtohen me teze, i afrohen. Është mësuar shumë ndryshe, unë nuk jam i tillë. Nuk ju afrohem vajzave në mënyrë të tillë. I kam thirrur ashtu sepse mamin e kam nga Puka. Nuk kam shprehur pëlqim ndaj saj, përkundrazi, nuk mund të kem pëlqim për dikë që bën aq shumë zhurmë. Nuk durohet një person i tillë në shtëpi.

Arbri: Kam përshtypjen se ti e pate të vështirë të ndërtoje lojën tënde në shtëpi. Mesa kam parë unë, ti ishe një mbështetës i Gjestit dhe një shok i Eglit. Kjo ndoshta edhe të ka penalizuar që nuk munde të krijoje një lojë tënden. Nëse Vserlo dhe Kelly kanë krijuar një linjë të vetën, ajo që ra më shumë në sy tek ti është të qenurit mbështetës i Gjestit.

Lexo edhe :  “Humba ndjenjat dhe...”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Shkëlzeni: Më penalizoi, por duke qenë se hyra si shok i Eglit duhet ta mbështesja. Por unë nuk kam hyrë si fans i Gjestit, pas dy javësh marrëdhënia u kthye në reciproke. Dhe kur doli Egli unë e pash që ishte keq dhe nuk e lija dot vetëm.

Arbri: A hyre ti për të fituar Big Brother?

Shkëlzeni: Qëllimi ai është, por kur hyn vonë është vështirë. Po ashtu, kur hynë si shok i dikujt është thikë me dy presa. Largimi i saj më ngarkoi emocionalisht.

Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?

Shkëlzeni: Rozana ose Gjesti, por mendoj që Rozana. Me aftësitë me aftësitë manipuluese.

Neda: Unë mendoj se ti nuk hyre fare për ta fituar. Hyre për tu bërë shok me Gjestin dhe për të vijuar atë miqësi që kishe me Eglin. Mendoj se je aq djalë i zgjuar sa e ke kuptuar që nuk do të bëje një Big Brother të jashtëzakonshëm në momentin e lojës kur hyre vetë./   S,M

Të fundit

Ndër më të votuarit në primaret e Tiranës,Grigels Muçollari:Do kandidoj në listën e hapur

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigles Muçollari pak orë para dorëzimit të listave, ka deklaruar se do të garojë...

Hakmarrja e të vegjëlve ndaj PD-PS,lista të mbyllura ‘fake’për të kandiduar në të hapurat

Kodi i ri Zgjedhor i detyron partitë dhe koalicionet që të dërgojnë 46 emra në listat e mbyllura. Por ‘Djathtas për zhvillim’, ‘Nisma Shqipëria...

Punonjëset e ‘Rossman & Lala’ lënë spitalin pas asfiksimit/ Nisin hetimet për kompaninë

Gjashtë punonjëse të firmës ‘Rossman&Lala’, e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditën e djeshme në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur...

Trashëgimtari i Hermès, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe t’i lë 11 miliardë $

Nicolas Puech, trashëgimtari 82-vjeçar i pasurisë së Hermès, i cili nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë, planifikon të adoptojë ish-kopshtarin dhe punëtorin e...

Paradoksi shqiptare/ Bizneset kërkojnë njerëz, shteti shpenzon më shumë për të papunët

Sipërmarrje që kërkojnë punonjës me dëshpërim dhe individë të aftë që trajtohen me pagesë papunësie. Është ky një ndër paradokset që shoqëron jetën socio-ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV