Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK: Jeni marrë me telefonatat e mia dhe me familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në seancën që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuara, ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet.

Veliaj ka pretenduar se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, është shprehur Veliaj.

Vendimi për Veliajn pritet të merret sot, pasi gjyqi i një dite më parë, që zgjati 7 orë e 30 minuta, u shty.

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.

Por, prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash dhe prej arrestimit këto akuza i ka mohuar

Një tjetër sugjerim i avokatëve ishte edhe ofrimi i garancisë pasurore . Gjatë ditës ne gjykatë ishte edhe avokati amerikan Joshua Robert i cili kërkoi të vëzhgonte seancën, një kërkesë që nuk u pranua duke u konsideruar si e pabazuar ne ligj. heqjen e masës arrest në burg e kërkoi edhe biznesmeni Elman Abule dhe për shfuqizimin e detyrimit me paraqitje e kërkuan edhe 3 të dyshuarit e tjerë që po hetohen në gjendje të lirë. Edhe për ta gjykata do shprehet këtë të mërkurë./k.k

Të fundit

Çfarë po ndodh sot në botë, ndërkohë që Shqipëria voton? Disa lajme nga bota…

Në rast se e gjithë vëmendja juaj ka qenë e përqendruar te zgjedhjet në Shqipëri, lexoni më poshtë zhvillimet...

Njihuni me aktorët më të pasur të Hollivudit

Nga “Terminator” në titullin miliarder, Arnold Schwarzenegger është emri që udhëheq listën e aktorëve më të pasur të vitit 2025, me një pasuri marramendëse...

Endri Shabani paralajmëron: Një kompani ndërkombëtare do numërojë votat

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, votoi në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje masive në zgjedhje. “Ne kemi 300...

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN. Ngjarja raportohet...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV