Dueli i listave: Kush është fytyra politike e 11 majit në Parlamentin e ri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Përballja e skuadrave politike që do të garojnë më 11 maj është esenca e luftës politike të palëve ndrluftuese elektoralisht.

Partia Socialiste e Edi Ramës, ka sjellë një listë totalisht të rinovuar, në të gjitha qarqet e Shqipërisë, ndërkohë që në qarkun më të madh, Tiranën, kanë lënë një përqëndrim të senatorëve të së majtës shqiptaret.

Përqëndrim, që gjithsesi është lënë të garojnë në listëb e hapur, ndrëkohë në pjesën e mbyllur ka vendosur kryeministrin dy kryetarre Kuvendin, ministra dhe disa emra të rinj të ardhur nga shoqëria.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një parti politike të sillte një ndryshim kaq të madh, duke larguar më shumë se 40% të grupit parlamentar aktual.

Debati politik i 11 majit nis me një fytyrë të re politike të skuadrës së PS-së, të cilën mjaft sot e quajnë “anomimë”.

Ndërkaq, Sali Berisha, i frustruar nga fushata agresive e Edi Rams me narracionin e kënetës dhe bufit, ka bërë një ndryshim në lista, por që nuk është ndryshim politik por makjazhi. Berisha nuk ka larguar atë pjesë të grupit parlamentar që konsiderohej më e ndryshkuar nga vitet dhe propaganda e tij, por pikërisht më populloret në primaret e zhviluara edhe pse me probleme brenda militancës.

Fytyra e listës së Berishës është fasada e enturazhit të tij të njohur që Rama e quan kënetë, por nga ana tjetër,

Ka vendosur edhe disa të rinj, të cilët ashtu si edhe në listën e Edi Ramës, janë njohje dhe zgjedhje primare e tij.

Në një logjikë të përgjithshme, kjo mund të quhet një standard, por ndryshe është për në qeveri, që luan me ndryshiin e klasës politike 12 vjeçare, e ndryshe me një opozitë, që kërkon të ndryshojë, duke sjellë një skuadër alternative.

Lexo edhe :  Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën:Më lanë jashtë listës së mbyllur

Po t’i marrësh qark më qark, listat e PS-së me atë të PD-së në qarqe ndryshojnë shumë për nga logjike e risisë. Ku pushteti ka guxuar të rrezikojë me fytyra të reja, të panjohura. Të cilat politikisht për bëjnë një lojë me zjarrin, pasi janë të paprovuara. Loja e Edi Ramës është e qartë, ai përveç votës së socialistëve pas 12 vjet pushteti, kërkon edhe ato të elektoratit gri dhe të mbështetsve të PD-së.

Një vit më parë, një eksperiment i tillë politik ndodhi në Shkodër me Benet Becin dhe rezultoi i suksesshëm. Këtë projekt pilot Edi Rama po e sjell në nivel kombëtëtar. Duke rrezikuar shumë, pasi ka mjaft gjasa që elektorati socialist të mos e marrë siç e ka mendja e kryeministrit. Por përgjigja nga ana tjetër shtë më shumë se mbrojtëse. Sali Berisha ka futur në transhe një listë të blinduar deputetësh të sigurtë superbesnikë, ndërkohë që në shesh ka nxjerrë pak nga më popullorët që ka brenda PD-së për të luftuar për votat gri.

Një lojë më shumë se mbrojtëse, ekzistenciale, që duket qartë edhe në logjikën e mënyrës sesi i qaset debatit publik. Nga ana tjetër, partitë e reja kanë bërë çep që në fillim, duke dhënë një sinjal të rëndë në provën e parë që u jepet, e sipas gjasave nuk do ta kenë më. Rasi i Lapajt që ka vënë babain e tij në listë, është një skandal, që nuk ka ndodhur me asnjë lider të vjetër apo parti të vjetër në Shqipëri. Nuk e ka bërë asnjëri, madje as në kohën e Zogut, para Zogut apo të komunizmit. E bëri Tiku, duke na e sjellë si risi që një forcë që do të sjellë risinë mund të fusë familjen të gjithë në Kuvend./k.k

Të fundit

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

Lajme të tjera

Web TV