Një shekull Federatë, Çiklizmi feston me një ekspozitë unike (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 100 vjetorin e themelimit të Federatës së Çiklizmit, në ambientet e Kryeministrisë u mbajt një ekspozitë unike, ku për herë të parë u publikuan foto të rralla nga “Marubi” ku në fokus ishin çiklistë që kanë shkruar historinë e këtij sporti. Objekte të veçanta, biçikleta, apo detaje nga aktivitet shekullore të këtij sporti i dhanë dhe më shumë ngjyra kësaj ekspozite te zhvilluar pikërisht në Ditën e Verës, për t’iu dhënë mundësinë shume njerëzve të njihen me historinë e veçantë të kësaj Federate, të Rrethit Çiklistik i cili është i tretë më i vjetër në botë, pas Turit të Francës dhe Giro d’Italia. Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falënderoi të gjithë çiklistët ndër vite që kanë shkruar historinë e këtij sporti, falënderoi bashkëpunëtoret që bënë të mundur këtë organizim special, dhe kërkoi një bashkëpunim dhe angazhim më të madh pasi në Shqipëri vjen për herë të parë Giro d’Italia:

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli u shpreh i bindur se Giro d’Italia do të jetë një eveniment madhështor që do t’i shërbejë Shqipërisë në çdo aspekt. E pranishme në ekspozitë ishte edhe Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu, e cila premtoi se Ministria që ajo drejton do të vijojë të mbështesë këtë Federatë, për më tepër këtë vit ku do të mbahet edhe Giro d’Italia./e.t

Të fundit

Pas 4 vitesh “non grata”, DASH i hap një rrugë Berishës

Katër vite pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së Sali Berisha, nga SHBA duket se vijnë sinjale positive...

Horoskopi i ditës së premte, 9 maj 2025

Dashi (21 mars – 20 prill) Nën ndikimin e Hënës, Dashi do ndjejë një thirrje të brendshme për të ndryshuar diçka thelbësore. Një zgjedhje e...

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë më parë në emisionin...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Lajme të tjera

Web TV