Sot Dita e Verës/ Ja akset ku do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan.

Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet do të ketë efektivë, ndërsa në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, duke filluar nga pasditja e djeshme dhe sot, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Këta punonjës do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Lexo edhe :  "Mos hani bar për shkak të Berishës"/ Si i paralajmëroi demokratët Yuri Kim

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Në çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të komunikojnë me punonjësit e Policisë që do të jenë me shërbim në terren ose mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./    S,M

Të fundit

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Kryeministri i Spanjës uron Ramën: Shqiptarët mbështesin përpjekjet për anëtarësim në BE

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Sanchez...

Lajme të tjera

Web TV