Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festive duke përfshirë një sërë organizimesh nga bashkia e qytetit.
Festimet kryhen në nderim të natyrës së bukur dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.
Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë, edhe pse jo traditë e gatimeve lokale, amvisat vlonjate kanë arritur ta realizojnë këtë recetë duke e prezantuar në panairin që u zhvillua paraditen e sotme.
Gjithashtu bashkia e qytetit ka menduar të përfshijë në këtë ditë të gjitha grupmoshat e qytetit, nxënësit e shkollave dhe gjimnazistët në aktivitete të ndryshme sportive
Kjo ditë e veçantë do të finalizohet në mbrëmje me koncertin e madh në sheshin pranë qendrës së qytetit ku do të jenë të ftuar special këngëtar si Maja, Eranda Libohova, Anxhela Peristeri etj./ S,M