Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje/ Të na nxjerrësh ligje të ëmbla!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u përball mbrëmjen e sotme me një surprizë të bukur, në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Znj. Spiroali ka sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit dhe duke ofruar tortën e përgatitur me këtë rast, e uroi znj. Spiropali në emër të të gjithë të pranishmëve: “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh znj. Spiropali./E.T

Të fundit

Të gjitha në një vend! Tani s’do të humbisni asgjë nga grupet e bisedave në WhatsApp

WhatsApp nuk pret gjatë për të kryer përditësime dhe tani po ndryshon kthimin e përgjigjeve. Sipas WABetaInfo, platforma po sjell...

Euro dhe paundi në greminë, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 16 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Shkaku kryesor/ Rritet çmimi i kafes në të gjithë botën

Rritet çmimi i kafes në nivel global. Në vitin 2024 ka pësuar rritje prej 40% në krahasim me mesataren e vitit 2023. Shkaku kryesor...

Vranësira dhe reshje shiu…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe këtë të diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Koha ideale për t’u përqendruar te vetja…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Do të keni mundësi të merrni vendime të rëndësishme në vendin e punës. Në dashuri, kushtojini vëmendje...

Lajme të tjera

Web TV