Pasi dështoi në protestën për mbylljen e TikTok, Sali Berisha live para kamerave i premtoi një fëmijë vetëm 7-8 vjeç se më 12 maj “gjyshi do i hapë” menjëherë aplikacionin.
Dhe këtë premtim Berisha e bëri para kamerave duke ‘harruar’ që TikTok është një aplikacion i ndaluar për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Djali i vogël, me origjinë nga Tropoja, iu afrua Berishës teksa po mbante një prononcim për gazetarët në fund të protestës dhe aty premton që të rihapë një prej aplikacioneve më të dëmshme për fëmijët.
Berisha: Hajde, hajde, bravo që ke ardhur.
Djali i mitur: O Sali, o hero.
Berisha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un menjëherë, më datë 12 maj do kesh TikTok.
Djali i mitur: Jam nga Tropoja unë.
/E.T