Protesta e opozitës, policia “blindon” Tiranën, 800 efektivë në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e thirrur në orën 19:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Kryepolici Ilir Proda ka zhvilluar mbledhje dje me vartësit e tij lidhur me mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë nga policia gjatë protetës. Kryepolici dhënë porositë lidhur me detyrat e policisë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se Proda u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara./e.t

Të fundit

A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Këtë herë Roveri Perseverance i NASA-s ka mbledhur një kampion gjeologjik vërtet të jashtëzakonshëm gjatë eksplorimit të Marsit . Në fakt, ai identifikoi...

64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ? Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti...

Libri për fundjavën/ “Historia e botës në 63 diktatorë”

Në filmin Diktatori i Madh (1940), Charlie Chaplin u tall me etjen për dominim nëpërmjet personazhit të Adenoid Hynkel, një karikaturë e Adolf Hitlerit . Por realiteti...

Shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç, politikani malazez arrestohet në Beograd

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është...

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026....

Lajme të tjera

Web TV