Space X niset drejt stacionit hapësinor për të zëvendësuar dy astronautët e bllokuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raketë SpaceX Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord.

Kjo do të thotë që Butch Wilmore dhe Suni Williams mund të kthehen më në fund në shtëpi, pasi misioni i tyre tetëditor u zgjat për nëntë muaj për shkak të problemeve teknike.

Dy astronautët e NASA-s, Sunita Williams dhe Butch Wilmore, kanë qëndruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) që nga qershori i vitit 2024, duke e shndërruar misionin e tyre tetëditor në një qëndrim pothuajse njëvjeçar për shkak të problemeve teknike me kapsulën Boeing Starliner.

Për të rikthyer ata në Tokë, NASA planifikoi të përdorte kapsulën SpaceX Dragon në misionin Crew-10. Fillimisht, ky mision ishte parashikuar për në shkurt të vitit 2025, por u shty për në fund të marsit për t’u dhënë kohë ekipeve të NASA-s dhe SpaceX-it të përgatisnin një kapsulë të re Dragon për fluturim.

NASA tha se SpaceX, i udhëhequr dhe i themeluar nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk, kishte zgjidhur problemin dhe se moti ishte 95% i favorshëm për një nisje të premten.

Ekuipazhi tani pritet të mbërrijë në ISS mbrëmjen e së shtunës. Ata janë Anne McClain dhe Nichole Ayers të NASA-s, dy pilotë ushtarakë, së bashku me Takuya Onishi të Japonisë dhe Kirill Peskov të Rusisë, të dy ish-pilotë të linjës ajrore./kb

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV