Studentët “ndezin” Beogradin, “lumenj” njerëzish nisin marshimin drejt qendrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët serbë, të mbështetur edhe nga mijëra qytetarë, kanë nisur grumbullimin në kryeqytetin serb, teksa në orën 16.00 është paralajmëruar mbajtja e protestës më historike në Beograd e zhvilluar ndonjëherë. Mediat serbe raportojnë për situatë të tensionuar në vigjilje të protestës dhe parashikohet përplasje me forcat e rendit. Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se nuk do të lejojë cenimin e rendit kushtetues.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e para nga marshimi i protestuesve nga disa drejtime, në kryeqytetin serb.

Tubimi kryesor do të jetë para Kuvendit të Serbisë, por edhe në Slavija, ku do të ketë skenë për protestuesit.

 

 

 

“Lumenjtë” e njerëzve po lëvizin drejt qendrës së Beogradit. Veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë, ndërsa forca të shumta policore janë vendosur në të gjithë qendrën e kryeqytetit.
Kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve për bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit. Mediat serbe e konsiderojnë tubimin e sotëm si një protestë historike./kb

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV