Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese nuk ndryshon masën për dhëndrin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese e ka zgjidhur në seancën e shqyrtimit paraprak padinë e bashkëshortëve Jamarbër dhe Argita Malltezi që në nëntor 2024 i kërkuan kthimin e pasurive të bllokuara për shkak të dosjes ‘Partizani’.

Gjykata ka vendosur të mos e zbresë në seancë plenare çështjen, duke lënë kështu të ngrira 16 pasuri të paluajtshme, gjashtë llogari në emër të Malltezit dhe aksionet e shoqërisë Home Plan.

Ky vendim i gjykatës Kushtetuese do të thotë se mbeten në fuqi vendimet e gjykatave më të ulëta dhe për rrjedhim pasuritë mbahen nën sekuestro preventive për llogari të SPAK.

Aprovimin për sekuestron që ndalon tjetërsimin e tyre, SPAK e mori dy vjet më parë, fillimisht nga dy Gjykata të Posaçme. Në fund në prillit  2024 e tha fjalën e saj edhe Gjykata e Lartë që rrëzoi rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish kryeministrit Berisha.

Jamarbër Malltezit, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë jo edhe mbi kërkesën që të shpallej si e papajtueshme masa e arrestit shtëpiak.

Në tetor 2024, SPAK i ka dorëzuar gjykatës Antikorrupsion tetë të akuzuar, midis tyre ish kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin që dyshohen se u korruptuan nga biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili akuzohet edhe për pastrim parash.

Tre nga të pandehurit janë shoqëri tregtare përmes të cilave dyshohet se u pastruan paratë. SPAK thotë në dosjen e pagëzuar “Partizani” sipas emrit të klubit shumë sportësh, se ish kryeministri ka kryer veprime aktive për miratim ligjesh me qëllim privatizimin e tyre sipas nevojave të pesë familjeve pronare tek të cilat përfshihet edhe Malltezi.

Prej pesë muajsh procesi po shqyrtohet ne fazën paraprake gjatë të cilës të pandehurit kanë kundërshtuar gjetjet e SPAK. Seanca e radhës do të jetë në 4 prill ku dhe pritet të vendoset nëse do kalojë apo jo “Partizani” në gjykim themeli./k.k

Lexo edhe :  Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV