Edhe Gazment Bardhi tallet me protestën e Berishës:Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e organizuar nga Sali Berisha kundër mbylljes së TikTok-ut në Shqipëri rezultoi e dështuar. Ndonëse mbështetësit e tij të pakët u përpoqën ta paraqisnin si një revoltë për “lirinë e fjalës”, pjesëmarrja e ulët dhe mungesa e kauzës e bënë atë të mos dukej serioze, por si një spektakël pa vlerë.

Një nga momentet më pikante të kësaj proteste ishte tallja publike e Gazment Bardhit, i cili e ndoqi atë në TikTok bashkë me Çim Pekën, duke shijuar një puro kubane.

Me një dozë ironie pas sigurimit të vetes në listë dhe lënia jashtë e atyre që u kishte premtuar, Bardhi shkroi: “Jemi në TikTok ndërkohë që protestojmë kundër mbylljes së TikTok-ut”, duke treguar absurditetin e pritestës.

Protesta, në vend që të krijonte presion politik për çështjen e TikTok-ut, përfundoi si një shfaqje e një grupi të vogël mbështetësish, të cilët nuk arritën të ndikojnë në debatin publik.

Me talljen e Bardhit dhe indiferencën e shumicës, duket se kjo protestë ishte më shumë një përpjekje e dështuar për të mbajtur vëmendjen sesa një kauzë e vërtetë politike./   S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV