Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956.

Në vitin 1975, Joani pagëzohet fshehurazi nga prifti atdhetar, patriot, hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, Kozma Qirio, mes terrorrit të egër, çnjerëzor, ateist. Dashuria e tij për t’i shërbyer njeriut, e çoi të riun Joan në vitet 1979-1990 të punojë në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavijonin e rehabilitimit, ku ranë në sy vlerat e tij si besimtar.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Në vitin 1990, Joan Pelushi ikën drejt SHBA-së për t’u arsimuar në Theologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, ku diplomohet me “High Distinction” në Master i Studimeve Teologjike, në vitin 1993. Dashuria e pakufishme për Zotin, si bir i denjë dhe i zellshëm i tij, bëri që në vitin 1992, Joani të kontaktojë Kryebariun e Kishës Orthodhokse Shqiptare, të sapoardhurin, Kryepiskopin Anastas, për të plotësuar thirrjen e Zotit për të, që t’i shërbejë atij në Shqipëri, në vendin e tij, në një kohë kur të gjithë dëshironin të largoheshin nga vendi.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Pas kthimit në Shqipëri, në shtator të atij viti, fillon të punojë si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 27 shkurt 1994 dorëzohet dhjakon dhe në 4 dhjetor prift, duke vazhduar të japë mësim në Akademinë Teologjike.

Atë Joani më 1995 shkoi përsëri të ndjekë studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, për përgatitjen dhe lartësimin e tij më tej si bari i ardhshëm, që të ishte sa më i denjë në përkushtimin e tij ndaj Zotit dhe grigjës. Erudicion me përkushtim të pandërprerë, të zellshëm, e kurorëzon Atë Joanin “High Distinction”, Master i Teologjisë, ekuivalent Kandidat i Shkencave në Holy Cross, Boston, viti 1997.

Lexo edhe :  Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë pagane

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Dëshirë e madhe për t’i shërbyer sa më shumë transmetimit të dijeve, përgatitjeve të barinjve për Kishën, pas kthimit në Shqipëri, emërohet dekan i Akademisë Theologjike të Kishës Orthodhokse, detyrë nga viti 1996-’98.

Më kujtohet që ishte viti i tretë i shkollës së mesme, kur rashë në kontakt me Ungjillin dhe me një grup besimtarësh që e kishin mbajtur gjallë besimin (vitet ’74 -‘75), si Petro Zheji, Theofan Papa, papa Kozmai, dhe motrat Cico. Bisedonim vazhdimisht me zell të zjarrtë dhe dashuri të madhe për Ungjillin. … jashtë sundonte errësirë, por thellë në shpirt ndjeja një gëzim të madh”, përshkruan imzot Joani.

Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, kërkon dhe rrit devotshmërinë, përgjegjshmërinë, shërbimin e tij më të denjë ndaj Jisu Krishtit. Zotërues i shumë gjuhëve, anglishtes, frëngjishtes, italishtes, greqishtes dhe me njohuri të latinishtes, hebraishtes kontribuon pa pushim me përkthime, botime, në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, duke plotësuar kështu mangësi të theksuara në literaturën shqipe në këtë fushë.

Kush është Kryepsikopi i ri i KOASH, Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Djali që besoi, pranoi, dhe përqafoi fshehurazi Krishtin në kohët e zymta, të errëta, të egra të komunizmit në vitet ’70, për afro 30 vjet udhëheq me hir Perëndie Mitropolinë e Korçës, shënjon takime të rëndësishme ndërkombëtare. Referues, pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave, mesazheve të ndryshme.

Përfaqësues në nivel të lartë në Kishën Orthodhokse Botërore. Grupe pune në Këshillin Botëror të Kishave. Anëtar i grupeve të rëndësishme të punës (Joint Working Group) me mandat pesëvjeçar për hartimin, bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Mendime universale për realitetin e shoqërisë së sotme njerëzore, vlerave të saj, Kishës, besimit, si një e drejtë themelore e njeriut si ikonë e Perëndisë dhe shëmbëlltyrë e tij./     S,M

Të fundit

Kandidati i PD sulmon partitë e reja: Do djegin vota, do i shërbejnë Edi Ramës

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri, tha ne A2 CNN se “Nëse partitë e reja...

Aksident në Milot, përplasen katër automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim...

Para apo pas ngrënies! Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e...

SHBA nuk i bindet vendimit të gjykatës, depërton 250 anëtarë të bandës në ‘El Salvador’

SHBA deportoi më shumë se 250 anëtarë të dyshuar të bandës kryesisht venezueliane në El Salvador, pavarësisht vendimit të një gjykatësi amerikan për të...

Historia- Libri për fundjavën: “Historia e botës në 63 diktatorë”

Një libër që është një udhëtim në historinë e pushtetit absolut, për të eksploruar diktaturat, tiranitë dhe regjimet, duke zbuluar mekanizmat e nënshtrimit. Në filmin Diktatori...

Lajme të tjera

Web TV