E kosideruar si një nga perlat e bregdetit Shqiptar, Lugina e Patokut është kthyer në një destinacion nga më të pëlqyerit për turistët vendas dhe të huaj. Vlerat kësaj zone ia shtojnë edhe restorantet tradicionale me gatime te freskëta dhe çmime konkurruese.
Laguna e Patokut, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Me bukuritë e saj natyrore, dhe biodiversitetin e pasur kjo zonë po tërheq një numër të lartë vizitorësh.
Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta të peshkut dhe një mikpritje të ngrohtë nga vendasit
Interesi për Patokun po vjen gjithnjë në rritje, pasi edhe shërbimet që ofrojnë dhe çmimet janë konkurruese thotë operatoret turistik.
Laguna e Patokut mbetet një nga destinacionet më të bukura për ata që duan të eksplorojnë një vend të veçantë dhe të shijojnë harmoninë mes natyrës dhe traditës shqiptare./k.k