Tragjedia në RMV/ Begaj: I tronditur nga ngjarja. Lutemi që të lënduarit të shërohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr shpërtheu në një diskotekë, duke shkaktuar humbjen e jetëve të të rinjve dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave, si dhe për popullin e Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu tha se lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve, duke shpresuar që dhimbja në qytetin e Koçanit të lehtësohet sa më parë.

Postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj:

I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit./    S.M

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV