Java e tretë e marsit ka kthyer dimrin në Shqipëri. Reshjet e shiut dhe borës kanë përfshirë vendin. Temperaturat e ajrit kanë rënë ndjeshëm ndërsa meteorologët parashikojnë ulje të mëtejshme të vlerave të termometrit deri në mes të javës.
“Minimalet në bregdet pritet të shënojnë 7 gradë dhe maksimalet 12. Vendet e ulëta minimalet 5 gradë ndërsa maksimalet 10, në vendet malore minimalet -3 dhe maksimalet 0. Të mërkurën pritet një rënie tjetër prej dy gradë”, tha ajo.
Reshjet nuk do të largohen nga vendi as të martën kur në disa zona parashikohen me intensitet mesatar. Megjithëse nuk priten të njëjtat vlera të termometrit si javën që lamë pas, moti parashikohet të ngrohet duke nisur nga e enjtja.
“Rritje e lehtë e temperaturave të enjten, të premten pritet kthesë e motit”, pohoi ajo.
Reshjet dhe rënien e temperaturave në fund të marsit dhe fillim të prillit gojëdhënat i lidhin me mitin e plakave të cilat shkuan në mal për të kullotur bagëtitë në mot me diell e i thanë lamtumirë dimrit, i cili nuk i kurseu duke i kthyer në shkëmb, ndërsa për meteorologët ky është një muaj tranzitor për të kaluar përfundimisht në stinën e ngrohtë./ S,M