Rama në Divjakë: Me futjen në BE marrim 300 milionë euro në vit për bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në një fermë në Divjakë, e cila me mbështetjen e AZHBR, është ngritur një industri e prodhimit dhe të përpunimit të qumështit

Një prej pronarëve të fermës tha se para katër viteve kishin 1050 krerë bagëti, sot kanë 1700 të tillë dhe projeksionet janë që në dy vitet e ardhshme të shkohet në dy mijë krerë.

“Jemi munduar të rritemi në numër krerësh, po të rritemi aq sa të kemi numër voluminoz ushqimi për pjesën më të madhe të punëve dhe ushqimin ta kemi ta prodhuar në vend.

Prodhojmë 19 tonë qumësht çdo ditë, dhe e shesim në katër fabrikat kryesore në Shqipëri. Kemi bërë investime me trajtimin e ujërave të mbetjeve, me ndihmën e IPARD-it dhe qeverisë shqiptare para katër vitesh, kemi kaluar nga çobanë e bujq në fermerë me informacion për çdo kafshë, në litra qumësht, aktiviteti që kryhet etj”, u shpreh sipërmarrësi.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se “risia tjetër, është edhe linja e financimit të Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro.

“Aty ju mund të aksesoni lirisht se jeni biznes i madh, dhe me atë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Plus që duhet të bëjmë kapërcimin, të hyjmë në BE sepse direkt na vijnë 300 milionë euro në vit”, u shpreh Rama./k.k

Të fundit

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

TikTok mbyllet në celularë, cili do të jetë hapi i radhës!

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri. Në një...

Skandali në Shtëpinë e Bardhë, a po ngushtohet laku kabinetit të Trump?

Laku po ngushtohet rreth Mike Waltz dhe Pete Hegseth, dy nga figurat kyçe mes dhjetëra burrave dhe grave të afërt me presidentin amerikan, të...

Lajme të tjera

Web TV