‘TikTok nuk do hyjë më nëpër shtëpi si ‘skuth’/ Rama: Brenda 15 ditëve do jetë black out

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se mbyllja e TikTok ka filluar dhe brenda 15 ditëve do të jetë totalisht ‘black out’.

Nga Lushnja në një takim me mësuesit, Rama tha se 95 për qind e mësuesve dhe prindërve, me të cilët janë konsultuar, janë dakordësuar për mbylljen e këtij rrjeti social.

“Kemi vendosur mbylljen duke u konsultuar me 95 përqind. Ka qenë vendimmarrje ku nuk ka pyetur njeri socialist apo demokrat se kanë pasur parasysh fëmijët e vet dhe 95 përqind prindër e mësues thoshin se duhet të mbyllet. Patjetër që kemi marrë vendim të mbyllet dhe paralelisht kemi hapur dialog me kompaninë, kemi thënë se Tiktok nuk do ta lejojmë të vazhdojë të funksionojë dhe të hyjë nëpër shtëpitë e familjeve tona si skuth me gjithë ato produkte që janë pa filtër. Nuk e kemi fare me ju, në kuptimin, jo ndonjë gjë ideologjike me ju, por duam garanci. Psh, kemi nxjerrë një sërë gjërash, ia kemi vënë kompanisë në dispozicion.

Për hir të së vërtetës kanë pasur një reagim që nuk e prisja. Kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë premtuar se do të vijnë me një plan për të vendosur një sërë mburojash. Për anglishten, algoritmi i tyre arrin të bllokojë fjalë të caktuara. Për shqipen nuk kanë. Dhe ne jemi në kontakt me ta. Punon një grup me ta, kështu që kur të jenë gati do të vijnë në Shqipëri dhe publikisht do t’i tregoni prindërve se çfarë do të ndryshojë. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Ditë pas dite gryka e Tiktok Do të ngushtohet dhe në një periudhë 10-15 do të duhet të jetë black out. Dua t’ju them se i qëndrojmë plotësisht. “/   S,M

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99 lekë në blerje dhe 99.7 lekë në shitje. Dollari...

Media britanike ‘Express’: Shqipëria, vendi i bukur europian ku po vërshojnë turistët

Vendi i vogël ballkanik, Shqipëria, po shndërrohet shumë shpejt në një destinacion popullor për vizitorët britanikë pasi vendet kryesore si Spanja po bëhen më...

Në Kinë të lumtur për mbylljen e Zërit të Amerikës: Faleminderit shoku Trump

Një influencer nacionalist e quajti atë “vërtetë shpërblyese.” Një tjetër tha se po qeshte me të madhe. Dhe një editorial i medias shtetërore përshëndeti...

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat...

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 20254

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV