Si përfundoi sovranizmi, revolucioni dhe konservatorizmi i Berishës në faranoizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Brenda tre vjetëve, ky ka shpallur tre lëvizje të mëdha: sovranizmin, revolucionin demokratik dhe konservatorizmin. Të treja i ka shpërbërë po brenda tre vjetëve.

Së pari, sovranizmi ishte një ide që i lindi pasi pa që iu mbyllën gjithë dyert në Perëndim. Pas vitit 2021, për shkak të izolimit ndërkombëtar dhe shpalljes “non grata” nga dy shtetet më të mëdha perëndimore, SHBA dhe Britania e Madhe, Berisha shpalli një lëvizje sovraniste brenda vendit, e cila sipas tij dhe Ilir Metës bazohej te shpërfillja e Perëndimit dhe krijimi i një shteti autokrat që do të ndalonte ndikimin e huaj në Shqipëri.

Tani pas katër vitesh, kjo lëvizje është harruar, por ma kujtoi sot një seminar rutinë i Partive Popullore Evropiane në Podgoricë, në Mal të Zi. Berisha kishte marrë vrapin aty bashkë me nja katër a pesë deputetë të PD, duke lënë fushatën. Dhe jo vetëm që ka shkuar, por ka mbajtur një fjalim plot akuza për Shqipërinë, se është qendra e trafikut të kokainës në Evropë dhe se madje këtu çmimi është më i lirë se kudo tjetër. Më tej ka folur edhe për atë se si po bën Edi Rama me 100 euro çdo votë.

Pra, si sovranist, ka shkuar në këto seminare me vetëregjistrim dhe i turret Shqipërisë si një vend armik, të cilin kërkon ta shkatërrojë me çdo kusht. Nuk është se i prish ndonjë punë, pasi kredencialet e tij në Perëndim janë të djegura përfundimisht, por më vjen keq që me kaq pak i dha fund idesë së sovranizmit, duke u kthyer në antisorvanist, duke i kërkuar ndihmë botës që të izolojë dhe shkatërrojë Shqipërinë meqë nuk është ky në pushtet.

Lëvizjen tjetër të madhe të tij për një revolucion demokratik dhe qeverinë teknike përmes mosbindjes civile, e harroi me një pazar të thjeshtë me Damian Gjiknurin. Ky i fundit i shiti “Kullën e Sahatit”, siç thonë tironsit. Ai i riktheu Gazment Bardhin në parti, duke ia quajtur si bekim nga SHBA, dhe i miratoi Kodin Zgjedhor që donte Partia Socialiste, dhe që e lë Berishën përjetësisht opozitar.

Lexo edhe :  Teatri i së hënës para SPAK

Pra, nga një revolucion demokratik që do rrëzonte Edi Ramën dhe do sillte në pushtet PD-në, u kthye në një evolucion të Berishës nga tigër në mace, duke i siguruar ushqim dhe një qoshe në zyrat e PD-së të pajisura me vulë dhe logo, duke u emëruar në opozitë. Pra, revolucioni dhe qeveria teknike përfunduan në një evolucion dhe opozitë teknike.

I fundit, konservatorizmi u la rrugës herët dhe të vetmen gjë që e quan konservatore tani Berisha është imitimi i paketës së Trump-it kundër transgjinorëve dhe martesave gay, edhe pse vetë ka qenë kryeministri që ka propozuar martesat gay në Shqipëri.

Nuk di sa rol ka pasur zonja Garo në vetëpërmbajtje për të mos qenë konservator deri në fund, por është e qartë se edhe kjo kauzë e PD-së u harrua si tri të tjerat.

Tani nuk di se çfarë ideje të re ka për zgjedhjet, por revolucioni demokratik, konservatorizmi dhe sovranizmi mbaruan. Listat e mbyllura që do të jenë grupi i tij parlamentar, nuk kanë brenda as revolucionarë, as konservatorë dhe as sovranistë, por plot rreth 40 fytyra që kanë ikur nga pushteti më 2013 dhe duan të rikthehen më 2025 si besnikë të tij.

Me gjasë, kjo lëvizje duhet të quhet faranoizëm. Se vetëm ata vdisnin dhe varroseshin bashkë me truprojat e tyre në varr./  S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV