Largimi i Sulës nga PD/ Shehi: Gjest burrash, doli nga delet dhe u bë dash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka folur për largimin e deputetit Dashnor Sula nga Partia Demokratike.

Shehi u shpreh se Sula ka bërë një veprim burrash dhe tha se e njëjta situatë është dhe në PS, por atje nuk guxon njeri të thotë të vërtetën. Ai më tej u shpreh se në PS janë të gjithë të pakënaqur.

Kreu i LZHK, partia e të cilit është në koalicion me “Djathtas 1912”, deklaroi se teatrit Rama-Berisha po i vjen fundi dhe premtimin e Ramës për integrimin në BE e quan banal.

Dash Sula ka bërë një gjest burrash doli nga delet dhe u bë dash. Të tjerët le a gjykojnë si të kenë qejf. Ashtu si Dashi mendojnë të gjithë. E njëjta gjë është te PS, por atje është repart ushtarak dhe nuk guxon njeri të thotë të vërtetë. Të gjithë të pakënaqur janë, por s’kanë kurajë ta thonë. Kanë vënë besnikët e vet, ata që i konsiderojnë besnikë. Pra gjithëkush po përgatit çetën e vet. Ne jemi numri 9, po na votuan do na tregojnë se e kanë marrë mesazhin.

Kemi pritshmëri të mira. Unë jam optimist që këtij teatri Rama-Berisha, po i vjen fundi dhe besoj është një perceptim që e ka i gjithë populli shqiptar. Qoftë edhe për Europën që e ka bërë flamur zoti Rama. Zoti Rama na ka lënë kështu se ka 12 vite në pushtet. Ky premton një premtim banal. Gjysma e shqiptarëve janë në Europë edhe pa Edi Ramën…Ky të bëjë arsimin e Shqipërisë si Europa, rrugët e Shqipërisë si Europa se janë një kazan plehrash”, tha Shehi./   S.M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV