Mot i ftohtë por…/ Meteorologia zbulon ‘surprizat’ e motit për ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në ditët në vijim. Porja tha se mëngjesi i sotëm ka qenë i ftohtë, me temperatura që shkonin deri në -3 gradë, por shtoi se gjatë mesditës dhe në vijim do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave. Ajo zbuloi gjithashtu se era fryn me drejtim verior dhe veri-lindor, ç’ka bën që moti edhe gjatë këtyre ditëve të jetë i ftohtë.

“Dita e sotme do të jetë me diell. Vranësirat do të jenë të lehta, të përqëndruar kryesisht në zonat lindore të Shqipërisë. Termometri i mëngjesit të sotëm ka shënuar 3 gradë rënie. Ka zbritur sërish në zonat malore në -2 dhe -3 gradë celcius. Në mesidtë pritet një rritje e lehtë e vlerave termike, me maksimumin në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri mesatare kryesisht në vijën bregdetare dhe drejtimi i saj do të jetë veri-lindor dhe verior. Në vijim kemi shtim gradual të vranësirave, të cilat bëhen të dukshme kryesisht në veri dhe verilindje dhe më pas pjesërisht në zonat qëndrore dhe më pas edhe në jug të Shqipërisë.

Termometri i mesditës do të ketë vetëm një rritje të lehtë. Temperaturat ngjiten nga 6-8 gradë celcius. Edhe në shtrirjen perëndimore termometri luhatet nga 13-14 gradë celcius. Megjithëse më të larta, këto temperatura janë sërish të ulëta, për shkak të masave ajrore të ftohta”, tha meteorologia Porja./    S,M

Të fundit

Çfarë do të arrijë Berisha këto zgjedhje?/ Çupi: Kreu i PD e ka vendin në burg

Analisti Frrok Çupi komentoi përgatitjen e Berishës për zgjedhjet e 11 majit duke përmendur se liderit të PD i...

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Ja sa shqiptarë përfitojnë

Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues pritet të...

Mënyrat natyrale për uljen e yndyrnave në gjak

Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rezistencën ndaj insulinës. Ai përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve dhe shqetësimeve...

Filipinasit në Shqipëri, komuniteti ilegal që shfrytëzohet dhe abuzohet

Nga Zylyftar Bregu Afro 15 mijë filipinas (rreth 90 përqind gra e vajza) kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm 20 përqind...

Të shtëna pranë selisë së CIA-s në Virginia, policia rrethon zonën

Të shtëna jashtë selisë së CIA/ Një person hap zjarrin në Virginina, zona rrethohet nga policia/      S,M

Lajme të tjera

Web TV