“Para se të vish, hiqi morrat e kënetës”, Rama i lë “derën hapur” Dash Sulës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje deputetit demokrat Dashnor Sula, i mbetur tashmë pa një parti politike për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit, duke i thënë se është i mirëseardhur në Partinë Socialiste.

Rama është shprehur se Dashnor Sula duhet të jetë pjesë e një procesi politik, por fillimisht duhet të dizefektohet nga e kaluara dhe ateherë ai është i mirëseardhur në PS, që sipas Ramës nuk ka nevojë për të dhënë provim për t’u bërë pjesë, por mjafton të ketë dritë në sy për Shqipërinë.

“PS është një shtëpi e hapur, nuk është një shtëpi ku duhet të japësh provim, a e di. a s’e di programin. Këtu ne kemi të kuq, rozë, pak më bojëqielli. Jemi të hapur edhe për blunë. Rëndësi ka që njerëzit të kenë dritë në sy për Shqipërinë.

Jemi këtu për t’i thënë të gjithëve mirëse të vini. Përveç salamandrave të kënetës dhe kukumjaçkave, ata nuk kanë vend këtu.

Dash Sula duhet të hyjë në një proces, se mund të jetë një ditë edhe Dash Sula. Por për momentin duhet të dezinfektohet. Duhet të heqë morrat e kënetës”, tha Rama nga Elbasani./    S,M

Të fundit

Shefi i inteligjencës holandeze: Po përgatitemi për një luftë të mundshme me Rusinë

Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze. Zëvendësadmirali Pieter...

Pas 4 vitesh “non grata”, DASH i hap një rrugë Berishës

Katër vite pas shpalljes “non grata” të kreut të PD-së Sali Berisha, nga SHBA duket se vijnë sinjale positive për t’i hequr gradualisht sanksionin....

Horoskopi i ditës së premte, 9 maj 2025

Dashi (21 mars – 20 prill) Nën ndikimin e Hënës, Dashi do ndjejë një thirrje të brendshme për të ndryshuar diçka thelbësore. Një zgjedhje e...

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë më parë në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV