Draft raporti për Shqipërinë/Parlamenti Europian ngre shqetësimin për presionet ndaj SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërhyrjet dhe presioni ndaj gjyqësorit shihen si shqetësim në draft raportin për Shqipërinë, dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Materiali që pritet të kalojë për miratim gjatë javëve në vijim, tërheq gjithashtu vëmendjen kundër cënimit të pavarësisë institucionale të SPAK.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ka dorëzuar në Komisionin e Jashtëm draft raportin që pritet të kalojë për miratim, ku vëmendjen kryesore duket se e merr kapitulli për shtetin e së drejtës. Ndërhyrjet dhe presioni politik ndaj gjyqësorit, evidendohen si shqetësim.

Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor.

Draft Raporti për Shqipërinë

Draft raporti i prezantuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian vlerëson punën e SPAK, teksa tërheq vëmendjen kundër cënimit të pavarësisë institucionale të Prokurorisë së Posacme.

Parlamenti Evropian nënvizon punën kyçe të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri në ndërtimin e një historiku të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë; tërheq vëmendjen kundër cenimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.

Draft Raporti për Shqipërinë

Përtej çështjeve të drejtësisë, me shqetësim shikohet edhe niveli i ulët i transparencës së autoriteteve në të gjitha nivelet.

Parlamenti Evropian rikujton përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare dhe lokale për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe gjithëpërfshirjen duke kryer konsultime kuptimplota dhe të rregullta publike me palët e interesuara; vëren me shqetësim se zbatimi i kuadrit ligjor për konsultimet publike nga Kuvendi i Shqipërisë mbetet kryesisht formal.

Lexo edhe :  Takimi përmbyllës i fushatës elektorale të PS/ Parku Olimpik mbushet me socialistë(VIDEO)

Draft Raporti për Shqipërinë

Edhe situata mediatike shihet me shqetësim dhe nënvizohet nevoja që çdo rishikim i ligjit për median të jetë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Draft raporti pritet të miratohet nga eurodeputetët gjatë javëve në vijim. /e.t

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV