‘Isha në gjendjen ‘Jo Bos’, doja të kaloja në ‘Bos’!/ Ja sa paguhej për vrasjet Dumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i artë’, Nuredin Dumani, vijoi edhe sot dëshminë e tij në GJKKO për serialin e krimeve të kryera në më shumë se një dekadë për llogari të organizatave kriminale të fuqishme dhe për hakmarrje personale, kundrejt pagesave të majme.

Ai ka folur edhe për tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Mir Haxhisë, ku dëshmoi se ishin pjesë Dashnor Dumani, Altin Ndoci dhe që do bëhej me të njëjtën makinë që ishte vrarë Andi Zylyfi.

Madje Dumani shpjegoi se ishin ofruar rreth 100 mijë euro pagesë, ku 60 mijë paund do i merrnin Dashnori dhe Altini dhe pjesën tjetër ai. Dumani bëri edhe batuta me epitetet “Jo Bos” dhe “Big Bos” dhe në atë kohë ai ishte në nivelin e të parit, ku nisej nga 5-100 milionë lekë si kategori që ta kishe ‘titullin’.

“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës”./E.T

Të fundit

Elon Musk: Dielli do të zhdukë jetën në Tokë, Marsi është shpresa e vetme e njerëzimit

Elon Musk nuk sheh vetëm të nesërmen, por parashikon mijëra, ndoshta edhe miliona vjet me pas. Themeluesi i SpaceX...

Sfida e TikTok-ut i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/Familjarët kërkojnë drejtësi

Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e 20 janarit të vitit të shkuar,...

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën, trafikoi 3.3 milionë euro drogë në Gjermani

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet si drejtues...

Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të...

U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën!

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre...

Lajme të tjera

Web TV