KRYEREDAKTORI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

-Hamit Boriçi, mbushi 95 vjeç.- Kafen e parë me Hamit Boriçin e pimë tek klubi i gazetarëve. Ai ishte kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”. Unë shef i sektorit ekonomik tek “Zeri i popullit”. Ishte fillim i vitit 1986. Kishte vdekur Enver Hoxha dhe pushteti ishte në duar të Ramiz Alisë. -Unë kam miqësi me vëllain e shokut Ramiz.- Nisi bisedën Hamiti.-Ai punon në Arkivin e Shtetit. Ka raste që pimë kafe së bashku edhe me shokun Ramiz. Disa ditë më parë duke pirë kafe, shoku Ramiz më tha: -Gazeta “Bashkimi” nuk duhet të jetë kopje e “Zerit të popullit”. Më liberale. Më e hapur. Mund të shfletoni edhe shtypin francez… -Po e “bluaj” idenë. Por nuk kam gazetarë. A vjen të punojmë bashkë? Bëri propozimin, qeshi dhe shtojë: -Bëj humor. Së pari ti nuk mund të lësh “Zerin…” për “Bashkimin”. Së dyti, nuk të lëshon Arshin Xhezo, kryeredaktori i gazetës. Për arsye të mos arsyes, më 8 nëtor 1986, organizata bazë e Partisë e “ZP”, vendosi të më përjashtoi nga shtypi shqiptar. Por vendimin e fundit do ta merrte Komiteti Qëndror i Partisë. Një darkë ra telefoni… -…Alo… Jam Hamit Boriçi…Po vjen nesër në mengjes të pimë një kafe tek klubi i gazetarëve? Në orën 8 u futa në klub. Në banak Goni. Tek dera Guga, shofer i gazetës “Bashkimi”… -Guge çfarë pret?-Pyeti Goni. -Mos vjen ndonje “qorr” për kafe. Pas pak hyri Hamiti. Ai mba syze. -Na bej dy kafe për mua dhe Mitron dhe një për Gugën? -Ky është qorri qe prisje-tha Goni? Qeshëm!… -Mitro! Të futem drejt e në temë? Takova vëllanë e shokut Ramiz. Më tha: Mitro ka marrë dënim të rëndë. Por do e zbusim dënimin. Do e çojnë në një gazetë tjetër. Vjen tek gazeta “Bashikimi”? Pyeti Hamiti. -Me kënaqësi. Por nuk varet nga unë. Tre ditë më von më thirri në zyrë Miti Tona. Shef i shtyp, pranë Ramiz Alisë. -Do shkosh korrespodent i gazetës “Bashkimi” në Elbasan, Librazhd dhe Gramsh…Sa kohë?…Një vit. Ndoshta dy. Varet nga ty?! Do flasesh me kryeredaktorin… Shkova në gazetë. U takuam në zyrë. Me zgjati dorën duke më thënë: -Punë të mbarë! Së shpejti tek ne do vijë edhe Filip Çakuli. Për sportin kemi Gëzim Sinoimatin. Genc Kondi merret me botën. Kemi dhe gazetarë të tjerë me përvojë si Pëllumb Bataj, Agim Xhafka, Astrit Karadaku, Genc Tirana, Arben Ruka. Kemi edhe Qemal Sakajeven, zëvendës kryeredaktor dhe gazetar shumë i mirë. Do bëjmë një gazetë të bukur. Në Elbasan ndënja një vit. Shkruaja dhe botoja dy artikuj në javë. Më tha një ditë shefi: -Artikujt i ke të mirë. Por ti nuk je gazetar rajonal. Kostum i ngushtë për ty. Shkruaj tema të mëdha. Zbërthe “Mekanizmin e ri ekonomik. “ Shkruaj për çmimet. Ligjin e vlerës. Pronat. Sigurimet. Bile edhe për inflacionin. Mund të shkruash edhe për përvojën ekonomike të Japonisë, Gjermanisë Perdimore, Francës. Ja ku e ke edhe gazetën “Le Mond”. Duhet ta hapim gazetën, miku im. Kaluan disa muaj. U ktheva në Tiranë. -Kam vendosor të të bëj shef të sektorit ekonomik. -Më tha kryeredaktori.-Për dy arsye. Së pari të dua në mbledhjet e kolegjumi. Së dyti, do kesh vartës Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina. Çfarë ngjau? Filipi nisi punë në gazetë. Ndërkohë në Radio Tirana u orgnizua një konkurs për tregimet me humor. Çmimin e parë e fitoi Filipi. Për dhënien e çmimeve u organizua nje shfaqje televizive. Live. Drejtuesi i programit Arqile Ndini pyeti: -Ku e gjen humorin? Filipi hazër -xhevap, edhe pse jetonim në diktaturë: -Humori më gjen vetë. Do një fakt? Një javë më parë u organizua një takim për fushatën e korrje-shirjeve në Lushnjë. I deleguar shoku Pali Miska. Ministër i Bujqësisë. Shoku Pali tha tre gjëra me shumë rëndësi. Së pari. Gruri mbillet në tokë. Së dyti.Kur piqet korret me autokombajnë. Së treti.Buka bëhet me miell gruri. Drejtuesit të programit, sa nuk i ra damllaja. Një ditë më vonë, në redaksi erdhi shoku Pali. Në duar mbante një dosje. Brenda saj një raport me 40 faqe.Nxinte në fytyrë dhe shkumëzonte nga inati: -Ja shoku kryeredaktor! Këto lexova në seminar!… U mblodh redaksia. Dënimi për Filipin? Edukim në Dibër. Si korrespodent i gazetës. Unë gjobë. Antarët e kolegjumit: vërejtje. -Mitro! Ti ke edhe një tjetër dënim: Filipi edhe pse në Dibër, do varet nga ty! Dhe dëgjo! Filipi e plasi minën e parë! Tani ka nisur të montojë të dytën?! Tha këto fjalë. Qëndroi pak serioz dhe pastaj ja plasi gazit…/kb

Të fundit

“Erdha i fundit, babë”/ Thaçi lë buqetën me lule në varrin e të atit, mesazhi prekës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e...

Studimi i ri zbulon pse nuk kujtojmë asgjë nga fëmijëria e hershme

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh foshnje? S’ka rëndësi sa përpiqeni, por nuk mund të kujtoni asnjë detaj? Në të vërtetë, nuk është...

“Udhëtim në pranverë”, filmi nis rrugën në kinematë shqiptare

Fatmir Doga, i rikthyer në atdhe për të krijuar, është regjisori dhe producenti që përcjell në kinematë shqiptare thirrjen më të fundit artistike. “Udhëtim në...

Ja kur rikthehet ora verore! Akrepat do të lëvizin një orë përpara

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do...

Dorëhiqet ministrja për fëmijët, u zbulua se solli në jetë një bebe nga një adoleshent

Ministrja e Islandës për Fëmijët ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se një nga fëmijët e saj kishte ardhur në jetë pas një marrëdhënie me...

Lajme të tjera

Web TV