Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Londër me grupin e plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë sytë në Londër. Kombëtarja shqiptare luan me Anglinë të premten në mbrëmje në stadiumin mitik të Uemblit.

Kuqezinjtë mbërritën në Londër mbrëmjen e të mërkurës dhe sot do të zhvillojnë dhe seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes me kombëtaren ishullore.

Sipas njoftimit të Federatës, në Londër kanë udhëtuar të gjithë lojtarët ndonëse gjendja e Ismajlit dhe Kumbullës mban ende në ankth trajnerin Silvinjo, pjesa tjetër është gati në dispozicion të brazilianit.

Pas afro 3 orësh udhëtim, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel dhe pushuan për të mbyllur përgatitjet sot në orën 19:00 kur do të nis dhe seanca e fundit zyrtare.

Edhe pse historia është kundër, përfaqësuesja shqiptare do të tentojnë të tentojë të thyejë tabunë, një detyrë e vështirë por jo e pamundur. Dueli Angli-Shqipëri do të luhet këtë të premte duke nisur prej orës 20:45. /E.T

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV