LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ajola Xoxës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024.

Ajola Xoxa dhe vëllai i Veliajt apeluan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne vendimin e gjykates./k.k

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV