“Ndryshim rrënjësor për pensionistet”/ Sali Berisha premton ndryshim të skemës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha është shprehur se projekti i Shqipërisë Madhështore do të nisë nga pensionistët. Ai u shpreh se nën drejtimin e qeverisë Rama, të moshuarit marrin pension sot 20% më pak se në vitin 2013 dhe kjo sipas tij, do të ndryshojë menjëherë sapo PD të vijë në pushtet.

“Të dashur miq, ne kemi shpallur para jush dhe mbarë shqiptarëve projektin e Shqipërisë Madhështore.

Pse ky epitet për këtë projekt? Nuk përdoret pa baza, përdoret me shumë baza.

Ky projekt fillon te pensionisti kësaj here.

Sepse pensionistin kjo qeveri e ka diskredituar në mënyrën më armiqësore.

Dmth ka punuar zonja e nderuar apo zotëria i nderuar gjithë jetën dhe nga viti 2013 gjer në vitin 2025, çmimet e ushqimeve me statistika zyrtare, janë rritur 40 përqind, pensioni është indeksuar vetëm me 20 përqind.

Dmth, pensioni që ai merr sot, është 20 përqind më i ulët se merrte në vitin 2013. Dhe pensioni që merr bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi është tre herë më i lartë. Malazezët në vitin 2013 merrnin pensione më të ulëta se në Shqipëri. Malazezi e ka pensionin mesatar 450 euro, shqiptarët e kanë pensionin mesatar 170 euro.

Po çfarë ndodhi? Shumë e thjeshtë mo miq, qeveria çdo vit, të ardhurat që mbledh, që janë taksa që paguajnë qytetarët në çdo gjë, i shpërndan.

Një pjesë i lë për rrogëtarët, një pjesë për pensionistët, një pjesë i çon për shëndetësinë, për shkollimin e fëmijëve, etj.

Ky thotë, se në qoftë se unë rris pensionet, shembet ekonomia dhe Shqipëria. Gënjeshtër e ligë dhe banale.

Sigurisht që fondi i pensioneve nuk është një barrë, por është një barrë që duhet ta përballosh se ata kanë shkrirë jetën.

Lexo edhe :  Avokati bën deklaratën e fortë: Ja kush janë 3 politikanët VIP që do të arrestohen

Pse Mali i Zi, Serbia e Maqedonia e trefishuan pensionin në një kohë kur tonat u indeksuan 20 përqind? Çfarë ndodhi? Fare thjeshtë, ata paratë që marrin nga buxheti i ndajnë një pjesë dhe i çojnë në fondin e pensioneve. Prandaj shkon pensioni atje 450 euro, kurse këtu mbetet 160 euro. Dëgjoja një ministre që thoshte se me 140 euro nuk je i varfër. Duhet të jesh i luajtur nga mendja që të flasësh në këtë mënyrë.

Në një kohë kur paguan korrentin 85 lekë për kilovat, është dyfishuar çmimi i ujit, i ilaçeve që nuk japin as efekt.

Prandaj ne, Shqipërinë Madhështore do e fillojmë me ato të ardhura që i marrim, do i shpërndajmë krejt ndryshe.

Do i çojmë për rroga, për pensione, dhe u garantoj ju se ne do ndërtojmë më shumë rrugë, më shumë shkolla, më shumë infrastrukturë. Të pakrahasueshëm me ta”, tha Berisha./e.t

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV