Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet!”– Kështu deklaroi këtë të Mërkurë në studion e “Opinion” biznesmeni i njohur Elton Ilirjani për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.

Por pse ekspozimi i historisë së saj do të shkaktonte një “tërmet”?

“Sepse ka personazhe të fuqishëm të përfshirë, të politikës së atëhershme. Të Sigurimit të Shtetit që e kanë përndjekur pa dijeninë e saj, të botë së artit. Është diva e padiskutueshme shqiptare, e xhelozuar maksimalisht nga kolegët e saj.

Asnjë koleg i saj, qoftë të bënin dhe një koncert në formë bamirësie, apo qoftë 100 dollarë, ata heshtën sepse ata i tremben imazhit të mrekullueshëm të një dive shqiptare, të vetmes. Prandaj iu përula! Më e madhja e shqiptarëve! Ne si atdhetarë nuk duhet ta kishim lënë aty”, u përgjigj Ilirjani.

Ai shtoi se “etiketa e sirtarit të saj është e frikshme”.

“Ajo është grua e zgjuar dhe nuk ka për ta hapur…Unë e di atë sirtar. Parashqevinë e dua fort se kam jetuar 3 muaj me atë zonjë dhe kemi marrëdhënie të fortë emocionale, ajo është si mami për mua.”/   S.M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV