Plenkoviç për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci:S’kemi nevojë të pyesim as Serbinë, as NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka thënë se për marrëveshjen e fundit ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë nuk kanë nevojë ta pyesin Serbinë apo NATO-n. Ka theksuar se marrëveshja nuk është e natyrës armiqësore.

Plenkoviçit iu përgjigj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka thënë Plenkoviç, duke shtuar se këto janë marrëveshje të përbashkëta.

Ai theksoi se Kroacia nuk ka asnjë qëllim armiqësor me këtë marrëveshje.

“Ne e krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviç.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia e nënshkruan një deklaratë në Tiranë më 18 mars, për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që nxiti reagime në Serbi./k.k

Të fundit

“Kur flas unë, ti hesht”/Hilaria poshtëron bashkëshortin Alec Baldwin përpara të gjithëve

Hilaria Baldwin ka folur për mediat lidhur me mundësinë që TLC të xhironte një sezon të dytë të reality...

Përgjumja e pranverës, shkaqet e pasojat/ Mund të shkaktojë luhatje të madhe psikologjike

Rritja e temperatura në  pranvere apo ndryshimi i stinëve, sjell edhe një  konfuzion në  trupin tonë . Mjeku alternativ Hysni Danshki, në  një  intervistë në...

Ja cilat ushqimet ju ndihmojnë për të humbur peshë

Të përpiqeni të humbni peshë duket ndonjëherë e pamundur pasi uria ju çon përsëri tek ushqimi. Por ka disa mënyra që edhe të ushqeheni por...

Ndonjëherë jeta na habit dhe ata që na thyen zemrën kthehen…

Ndonjëherë jeta mund të na befasojë në mënyrën më të papritur. Dhe nganjëherë dashuria jonë e parë mund të kthehet. Personi i cili e...

Investimet publike/ Bashkitë realizuan vetëm 43 përqind të planit në 2024

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se njësitë e pushtetit vendor dogjën vitin e kaluar më shumë se gjysmën e programit të...

Lajme të tjera

Web TV