Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj here si ortake në sipërmarrjen e prodhimit të shpërndarjes së pullave fiskale.

Qeveria ka krijuar shoqërinë shqiptaro-arabe që do të merret me prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Në dokumentet e dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar kompania ALBTrace CO një shoqëri me kapital të përbashkët ku 51% e aksioneve zotërohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe 49% e aksioneve nga shoqëria e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, O&S Security and Solutions LLP.

Por ajo çfarë vihet re në dokumentat e dorëzuara është se vetë shoqëria arabe zotërohet në masën 40% nga SICPA Middle East Investments Holding LTD, shoqëri kjo e krijuar nga ish-koncesionari i pullave fiskale që ka operuar deri në vitin e kaluar në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër 60% nga Oumulat Security Printing LLC, filial i Bankës Qendrore të Arabisë Saudite.

Por megjithëse  kompania shqiptaro-arabe është krijuar, ende prodhimi i pullave fiskale nuk ka nisur edhe pse Ministria e Financave njoftoi se brenda muajit mars do të nisë prodhimi I tyre, pa dhënë një datë të saktë.

Bizneset të cilat janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me një situatë të paprecedentë në doganë, për shkak se mungojnë pullat fiskale.

Ky ngërç i tillë sipas bizneseve lë shteg për evazion fiskal dhe kontrabandë të mallrave. Ata ende nuk kanë një përgjigje se kush do t’i paguajë kostot e tyre për mungesën e pullave fiskale./

Të fundit

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

HOROSKOPI i ditës së shtunë, 10 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë,...

Lajme të tjera

Web TV