Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera nordike, si Danimarka, Islanda dhe Suedia, zunë gjithashtu vendet e para. Renditja u bazua në shkallën e kënaqësisë së ndjerë nga qytetarët e vendeve të ndryshme.

Vendet më të lumtura janë :

1.Finlanda

2.Danimarka

3.Islanda

4.Suedia

5.Holanda

6.Kosta Rika

7.Norvegjia

8.Izraeli

9.Luksemburgu

10.Meksika

Afganistani (numri 147) është sërish i fundit në listë. Pas tyre vijnë: Sierra Leone (numri 146), Libani (numri 145), Malavi (numri 144) dhe Zimbabve (numri 143). Shqipëria renditet në vendin e 89.

Raporti shqyrton parametra të tillë si PBB për frymë, mbështetja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria, bujaria dhe perceptimet e korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e 24-të, më i ulëti ndonjëherë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në vendin e 23-të, me vlerësimin mesatar më të ulët që nga viti 2017./k.k

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV