Tragjedia me 4 të rinj/ Mbyllet dera e familjes Laçi, ja si betonierja u preu rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erild dhe Enejd Laçi, nga fshati Borizanë i Krujës e kanë mbyllur derën e shtëpisë. Dy vëllezërit vdiqën në aksidentin e tmerrshëm të Fushë-Prezës, duke lënë pas vetëm dy prindërit.

Makina që drejtohej nga 20-vjeçari Erild Laçi u përplas fatalisht me betonieren mbrëmjen e së mërkurës. Në makinë ndodheshin dy vëllezërit, kushëriri i tyre Andi Laçi nga Borizana dhe shoku i tyre nga Fushë-Kruja Enrikejd Kurti, 24 vjeç.

Burime për Report Tv bënë të ditur se ata kishin pritur në Rinas, Enejd Laçin, i cili kthehej nga Gjermania. Sapo kanë lënë aeroportin dhe janë nisur për në banesat e tyre u ka prerë rrugën betonierja, duke shkaktuar goditjen fatale për shkak të shpejtësisë me të cilën lëvizte makina Mercedes Benz ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Makina ka shpërthyer në zjarr për shkak se ishte me motor benzinë-gaz. Trupat e pajetë janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës. Familjarët të cilët janë mbytur nga dhimbja ende nuk i kanë tërhequr trupat e pajetë, pasi po kryhet ekspertiza. Fshatin Borizanë në Krujë e ka pllakosur zija./e.t

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV