BE rrëzon Berishën: Nuk ka bllokim, hapen dy kapituj negociatash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Europian ka konfirmuar se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar kështu Sali Berishën dhe eksponentët pranë tij të cilët prej ditësh aludonin për bllokim të negociatave.

Një zyrtar i Komisionit Europian i tha Report Tv se vijon puna për hapjen e negociatave dhe pritet edhe hapja e dy kapitujve Tregu i Brendshëm dhe Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse.

“Jo, nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave me Shqipërinë. Në fund të vitit 2024, Shqipëria hapi dy grupkapitujt e parë brenda një periudhe të shkurtër kohe dhe dinamika në negociatat e anëtarësimit vazhdon ende.

Siç u përmend nga Komisionerja Kos gjatë misionit të saj në Tiranë javën e kaluar, Komisioni sheh perspektiva të mira që grupkapitujt 2 (Tregu i Brendshëm) dhe 3 (Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse) të hapen në javët në vijim, përmes mbajtjes së një Konference Ndërqeveritare. Diskutimet janë duke vijuar në Këshill, bazuar në propozimet e Komisionit.

Vijojnë gjithashtu përgatitjet për dy grupkapitujt e fundit (4 – Axhenda e Gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme, dhe 5 – Burimet, bujqësia dhe kohezioni), duke u mbështetur në rezultatet e procesit të shqyrtimit”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Po për këtë çështje sot pati një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i dha një përgjigje opozitës dhe mediave pranë saj që shkruan ditët e fundit për shtyrje të negociatave me BE.

“Jemi të motivuar për tu bërë anëtarë të BE brenda 2030. Do vazhdojmë me hapjen e kapitujve ndryshe nga sa është thënë ditët e fundit ndryshe nga sa është thënë nga këneta”, tha Rama./    S,M

Të fundit

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po...

Biznesi i veshjeve të përdorura po lulëzon, por a mund të jetë edhe fitimprurës?

Veshjet e përdorura, që sikur shiteshin me ulje nëpër dyqanet e bamirësisë, tani kanë hyrë në modë, shkruan The Economist. Vestiaire Collective është një...

Sot heshtje zgjedhore! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur...

Mbyllet fushata/ Rama dhe Berisha të bindur në fitore, prova e madhe më 11 maj

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha mbajtën takimet përbyllëse të fushatës në të njëjtën kohë. Rama ironizoi kundërshtarët, duke vijuar me...

Lajme të tjera

Web TV