Rama ‘godet’ Berishën me ironi: O buf, boll, lista jonë investim për BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë në kryeqytet, për prezantimin e kandidatëve të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, numri 1 i PS u ndal te rruga e Shqipërisë në BE, dhe anëtarësimi brenda 2030 duke thënë se vetëm partia dhe skuadra e tij mund ta çojnë në këtë destinacion.

Rama bëri dhe një krahasim të listës së mbyllur të PS dhe PD për Tiranën, duke thënë se Partia Socialiste ka emra të rinj dhe ka bërë një investim për Shqipërinë Europiane, ndërsa PD ka një listë të mbyllur për të qenë në opozitë.
“Të kesh sot një fëmijë 14 vjeç, që në 2029 do bëhet 18 dhe do kërkojë të shkojë në universitet, dhe ti të mos votosh që fëmija jot të ketë pasaportën e BE dhe të shkojë ku të dojë si student europian, çfarë kuptimi ka kjo? Ku ta çosh votën? Në kënetë, apo te ca moçale të tjera aty rrotull, kushërinj me kënetën?!

Të kërkohet që me votën tënde t’i buzëqeshësh fatit europian të Shqipërisë. Shikoni skuadrën tonë në Tiranë, listën e mbyllur këtu në Tiranë… lisa jonë e mbyllur me njerëz të rinj, ka një moshë shumë më të re se lista e tyre e mbyllur, ka më shumë gra dhe vajza se lista e tyre e mbyllur, dhe ka aty brenda filozofinë e kësaj skuadre dhe vizionit tonë, një parti e re për Shqipërinë në BE. Ne sot duam jo vetëm mandatin e 4, por me këtë skuadër kemi bërë një investim për Shqipërinë 2030. Shiko tani listën e tyre të mbyllur.

I ndiqni ju ato që nxjerr unë me bufin? Që kanë ato gropat me pemë që më pas dalin nga sqetulla të tjerët? Ajo lista e mbyllur është ajo gropa në pemë… ajo është listë për opozitë, që kur të humbë bufi të bëjë atë që ka bërë gjithmonë… na i vodhën, revolucion dhe mos ketë aty asnjë që t’i thotë ‘o buf, boll”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Disfata me Anglinë, flet Broja: “Pësuam gola të evitueshëm, shpresoj mos të dëmtohem”

Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë, u ndal të fliste, pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë. “E dinim që do të ishte...

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, kuqezinjtë mposhten në “Wembley”

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundet 2-0 nga Anglia. Në mitikun Wembley të pushtuar nga tifozët kuqezinj,...

Dita Botërore e Sindromës Down/ Fushatë ndërgjegjësuese për fëmijët dhe familjet

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Me këtë rast, ministritë në vendin tonë dhe organizata të shumta kanë përsëritur edhe një herë apelin...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori amerikan, Wings Houser, një figurë ikonë në film dhe televizion, vdiq më 15 mars në Los Angeles për shkaqe natyrore. Lajmin për vdekjen...

Anglia dyfishon shifrat ndaj Shqipërisë, realizon Kane

Angli 2-0 Shqipëri Shqipëria  përballet me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Tuchel, kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV