Zgjedhjet e 11 Majit, Rama premton rritje tjetër page

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri tha se paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, është 830 euro, duke përfshirë si sektorin publik dhe atë privat. Në sektorin publik, paga mesatare ka arritur në 1030 euro dhe do të ketë rritje të mëtejshme

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy”, foli mbi pagën mesatare në Shqipëri.  Kur na ndajnë vetëm një muaj e disa ditë nga zgjedhjet e përgjithshme, shefi i qeverisë ka premtuar një tjetër rritje page për administratën. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, ai deklaroi se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro. Në sektorin publik, paga mesatare aktualisht është 1030 euro dhe, sipas tij, kjo shifër do të rritet më tej.  “Paga mesatare në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, është 830 euro, duke përfshirë si sektorin publik, ashtu edhe atë privat. Në sektorin publik, paga mesatare ka arritur në 1030 euro dhe do të ketë rritje të mëtejshme,” u shpreh Rama.  Qeveria ka nisur përgatitjet për ndërtimin e një baze prodhimi të materialeve ushtarake, një vendimmarrje që, sipas kryeministrit, është e lidhur me sfidat e sigurisë në rajon.  “Po punojmë dhe po ndërtojmë partneritete për të krijuar një industri të re ushtarake, sepse kjo është nevoja e kohës. Brenda mandatit të katërt, Shqipëria do të ketë një bazë prodhuese për automjete ushtarake, armatime dhe dronë. Ky proces ka nisur dhe do të konkretizohet në vitet në vijim,” theksoi ai.  Gjatë bashkëbisedimit, Rama u ndal edhe te procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai shprehu ambicien për të mbyllur grupkapitujt deri në vitin 2027 dhe theksoi se është i bindur se pas vitit 2029, një socialist do të vijojë qeverisjen.  “Partia Socialiste nuk diskutohet. Çështja është që ajo të ketë një mandat të fortë, që procesi të mos ketë pengesa dhe askush të mos i dalë përpara negociatave me BE-në. Mandati im përfundon në 2029, por puna që kemi nisur do të vijojë,” tha kryeministri.  Ai e konsideroi votën e diasporës si vendimtare për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe u shpreh se më 11 maj do të ketë një pjesëmarrje të rëndësishme nga shqiptarët jashtë vendit.  “Diasporën do ta shohim më 11 maj. Një numër i konsiderueshëm është regjistruar dhe votat e tyre do të numërohen,” shtoi ai.  Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Rama theksoi se ata nuk kanë një alternativë konkrete për vendin. Në mënyrë ironike, ai i cilësoi si të paaftë për të ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë.

Lexo edhe :  Mblidhet Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste

 

Të fundit

Të dëgjosh muzikë pa kufje…ambicia e fundit e shkencës!

Të dëgjosh muzikë pa kufje, por me rreze ultratinguj. Një grup kërkimor po përpiqet të arrijë këtë rezultat, duke sjellë...

Media italiane: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime ëndrrash

Nëse nuk doni të shpenzoni shumë për pushimet tuaja, ne ju rekomandojmë destinacionet më të përshtatshme për pushime në vitin 2025, shkruan Alessandro Molteni...

Zbulohet data, ja kur do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania

Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi. Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e...

Euro humbet sërish pikë ndaj lekut, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 26 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.1 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë. Franga...

Mjekët ngrenë alarmin! Rishfaqet tuberkulozi, mbi 200 raste në vend!

Ka një perceptim se tuberkulozi është zhdukur, por në fakt çdo vit ka pacientë që trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 232 raste...

Lajme të tjera

Web TV