Granit Xhaka është bërë baba për herë të tretë. Mesfushori ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij.
Futbollisti ndërkohë ka zbuluar edhe emrin e saj, e cila do të quhet Neyana. “Neyana Xhaka. 17.03.2025. Zemrat tona janë më plotë se kurrë”, ka shkruar ai.
Graniti dhe partnerja e tij Leonita, janë prindër të tri vajzave.
Mesfushori 32-vjeçar e dha lajmin se do të bëhej baba për herë të tretë më 23 Nëntor, në ndeshjen mes Leverkusen dhe Heidenheim. Pas golit të shënuar, Xhaka zgjodhi një festim të veçantë.
Ai vendosi topin poshtë barkut dhe iu drejtua kamerës, për të njoftuar se ishte në pritje të fëmijës së tretë në familje./kb