Grisi librin e Kuranit në muajin e shenjtë të Ramazanit, ja sa vite burg rrezikon autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprim provokues dhe fyes po konsiderohet grisja e librit të shenjët të Kuranit në Prizren.

Personi që bëri këtë veprim gjatë së hënës së 17 marsit, po vazhdon të qëndrojë në paraburgim për kryerjen e veprës penale nxitje të urrejtjes dhe përçarje. Ndërkohë, avokati i Bashkësisë Islame në Prizren, kërkon hetim më të detajuar të rastit.

Sipas Policisë, i dyshuari ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje dhe gjithashtu ka pranuar trajtim të detyrueshëm.

Rasti ndodhi në kohën kur besimtarët myslimanë në Prizren, po përfundonin faljen e drekës, ku i dyshuari në qendër të këtij qyteti grisi librin e shenjtë të fesë islame, Kuranin.

Avokati i autorizuar nga Bashkësia Islame në Prizren, Gent Gjini ka thënë për KosovaPress, se rasti i ndodhur në Prizren nuk është fenomen i njohur që ndodh në trevat shqiptare. Megjithatë, Prokuroria Speciale ka reaguar dhe i dyshuari është në paraburgim.

“Janë edhe kamerat, pamjet ku në qendër të qytetit, në muajin e shenjët të Ramazanit, personi e merr guximin dhe e gris Kuranin. Unë dyshoj se ne nuk duhet të ndalemi se personi ka të kaluar kriminale dhe ka probleme mendore sepse çështja është më komplekse dhe duhet të hetohet në pista të ndryshme, pasi duhet të shihet rezultati nga vend bastisja e shtëpisë së tij, apo te telefonit nëse ka ndonjë mesazh që mos është nxitur nga dikush, andaj prokuroria duhet ta kryej punën e vet”, tha ai.

Gjini thotë se po hulumton edhe te vendet skandinave, ku ky fenomen, sipas tij, është në rritje por edhe studimet janë më profesionale dhe shikohet çështja në pista dhe forma të tjera.

Lexo edhe :  Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Sipas tij, në Kosovë ky rast është i dënueshëm dhe ka të bëjë me veprën penale nxitje e urrejtjes dhe përçarje fetare.

“Ligjet e Kosovës janë goxha të dënueshme, është një vepër që ka një përgjegjësi të madhe penale sepse është bërë një përçarje fetare, duke ditur që jemi në muajin e shenjët të Ramazanit dhe Kosova ka një numër të madh të besimtarëve të fesë islame. Këtu e kanë pritur shumë keq dhe janë tronditur, domethënë vepra është e dënueshme dhe parashihet me burgim deri në 8 vjet”, tha ai.

Veprimet e tij që i bëri në afërsi të një xhamie, e pranë teqesë, u regjistruan nga kamerat e sigurisë të një biznesi, e që pronari vendosi t’i shpërndajë në rrjete sociale.

Ndërkohë, drejtues fetarë në Prizren kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët të kursehen nga veprimet e tilla, që mund të nxisin urrejtje e tensione./kb

Të fundit

Rama porosi kandidatëve në Vlorë: Duhet të jeni deputetë të vlonjatëve, jo socialistëve

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me raportin e deputetëve të Partisë Socialiste në Vlorë me qytetarët. Ai...

Me Luanën në krye, ja kur nis Ferma Vip 2, del data zyrtare (Emrat)

Vetë faqja zyrtare në Instagram ka publikuar videon prezantuese të këtij sezoni, ku duket Luana teksa punon në fermë. Gjithashtu është zbuluar edhe data e...

Nëntë arsye përse ju lotojnë shpesh sytë. Ja si të veproni

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm. Jo vetëm...

Takimi në Napoli/ Berisha bën PREMTIME të mëdha: 5 vite pa asnjë taksë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar shqiptarët e diasporës që të investojnë pas 11 majit në Shqipëri. Berisha tha në Napoli se...

Rreziqet e marrjes së tepërt të proteinave

Etja për proteina është e pangopshme. Sipas një sondazhi kombëtar, deri në gjysmën e të rriturve kanë rritur marrjen e proteinave vitin e kaluar,...

Lajme të tjera

Web TV