Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e PD? Përgjigjet Berisha: Fëmijët dhe dhëndri im…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të qartë lidhur me pasardhësin e tij në krye të PD-së.

I pyetur se kush do të ishte pasardhësi i tij, Berisha theksoi se lideri i një partie ka një mision të qartë sipas tij, të çojë partinë në fitore dhe jo të krijojë kopje të tij.

Ai shtoi se kjo është e drejta e anëtarëve të PD-së të zgjedhin udhëheqësin që ata preferojnë.

”Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia“, u shpreh Berisha gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në Neës24.

I pyetur nëse do të jetë një nga anëtarët e familjes së tij, ai sqaroi se nga familja e tij nuk ka ndonjë kandidat për këtë pozicion, duke përmendur se as vajza, as djali dhe as dhëndri i tij nuk janë të përfshirë në asnjë listë për të udhëhequr partinë.

Berisha ka theksuar gjithashtu se angazhimi i tij politik ka qenë gjithmonë në funksion të interesave të partisë dhe jo për përfitime personale.

“Lideri i një partie politike ka mission të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë.

Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im”, tha kryedemokrati./kb

Të fundit

Rama mbyll fushatën/ Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane!

Partia Socialiste mbajti takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. Pas një fjalë të shkurtër të të gjithë kandidtavë...

Berisha mbyll fushatën/ Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi përmbyllës i fushatës në Tiranë, përcolli një mesazh për të  rinjtë shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati...

Pas tre dekadash/Berisha pranon gabimin me ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë

Në fund të fjalimit të tij Berisha shprehu ndjesë edhe për gabimet që kishte bërë në qeverinë e tij ndaj ish të përndjekurve dhe...

Rama ironizon LaCivita: I rrasi kapelen “Trump-iste” bufit duke e bërë qesharak

Kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbylli zyrtarisht fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit me një miting në...

“Kryeqyteti, krenaria jonë”/ Rama: Tirana ha bukë veç, i kemi dhënë sharmin e Europës!

Kryeministri Edi Rama, në mbylljen e fushatës së PS-së është shprehur se Tiranën vetëm forca e tij politike mund ta bëjë edhe më mirë...

Lajme të tjera

Web TV