Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka uruar besimtarët bektashianë për ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit.
Ai ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe falënderimit ndaj Zotit, duke ftuar besimtarët të duan njëri-tjetrin dhe të kujdesen për jetën që Zoti ua ka dhuruar.
“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve./kb