E djathta duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë kryeministër një person që është non gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Berisha dhe përkrahësit e tij menduan se, me ardhjen e Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane në raport me Shqipërinë, do të ndryshojë. Dhe dihet se e gjithë shpresa e tyre ka qenë, është dhe do të mbetet, gjithmonë te mundësia e shfuqizimit të ligjit që ka krijuar SPAK – un.

Me ato që po shohim, një gjë e till nuk ndodhi, dhe nuk ka fare mundësi të ndodhë.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, nuk e kupton që SPAK sot është shpresa e shqiptarëve, që ata të shpëtojnë nga vjedhja tridhjetvjeçare që iu kanë bërë qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Tiranë.

I.

Në lidhje me këtë rast na duhet të theksojmë:

Ka një aksiomë në teorinë e të drejtës penale, e cila thotë se: i akuzuari shpesh e më shpesh gënjen veten dhe e beson gënjeshtrën e vet që akuza kundër e tij do të bjerë.

Kurse pushtetarët e lartë të vendeve të vogla, të akuzuar, gjithmonë kërkojnë një ndryshim ndërkombëtar, të cilin ata e paraqesin para opinionit të tyre publik sikur, ai ndryshim, ka ardhur njëhetësh edhe për të shpëtuar nga akuza penale të akuzuarin e lartë.

Dhe këtë gjendje emocionale të korruptuarëve,  edhe pse dihet që këta persona devijojnë në logjikë nga frika e akuzës penale, letërsia, si fenomen psikologjik, e ka shfrytëzuar për të shkruar drama komike apo dhe komedi letrare të llojrve të ndryshme.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri.

Saliu dhe përkrahësit e tij, me mëndjelehtësinë që përmendëm në lart, thanë: Bajdeni iku, dhe Trump do t’ia heqë Berishës nongratën që i ka vendosur Departamenti i Shtetit në Uashington.
II.

Lexo edhe :  E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

Por, për të gjithë ata që e njohin kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe e dinë se ç’do të thotë një president i zgjedhur në Amerikë, të tëra ato që tha Berisha dhe njetëzit e tij, i ndienë si komedi.

Dhe ja, dje, perdia u ngrit, dhe politika e lartë amerikane deklaroi se nongratat nuk kanë asnjë mundlsi që të hiqen.

Dhe nuk kishte mundësi të ndodhte ndryshe, sepse, kjo është kushtetutshmëria amerikane: asnjë lëshim për korrupsionkn antiamerikan.

Dhe prandaj, për këtë rast duhet të kuptohet se, veprimtaria antiamerikane është një akt me ndjeshmëri të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo shfaqet botërisht me ndëshkim nëpërmjet Sekretarit të Shtetit por, për raste të veçanta, edhe si akt i Presidentit të Amerikës.

Kjo ka ndodhur edhe me procesin nongrata kundrejt Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj e djathta shqiptare duhet ta ketë të konsideratë faktin që, në Shqipëri sot, ajo parti e cila e ka kryetarin e saj person të shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: duhet ta ketë parasysh se ky person nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë./    S,M

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV