Ambasada e SHBA në vendin tonë njofton se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.
Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.
‘Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë’, theksohet në mesazhin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA në Tiranë./ S,M