Më shumë telefona se njerëz! TikTok rrjeti më i ndjekur në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton terren mbi gjithçka tjetër. Mesatarisht, çdo shqiptar ka 1.65 telefona, sipas të dhënave nga faqja “DataReport” në raportin e saj më të fundit për vendin tonë.

Raporti përfshin edhe statistika mbi përdorimin e rrjeteve sociale në Shqipëri, në një kohë kur qeveria ka miratuar një vendim për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore. Gjatë kësaj kohe, do të krijohet mundësia për vendosjen e filtrave mbi përmbajtjet e rrjetit.

Megjithëse TikTok u bë i njohur në Shqipëri dhe në rajon në fillim të pandemisë, aktualisht ai numëron rreth 1.4 milionë përdorues në vend, të cilët për disa ditë nuk do të kenë më akses në platformë për të paktën një vit.

Ndërkohë, rrjetet e tjera sociale si Facebook dhe Instagram kanë secili rreth 1.2 milionë përdorues në Shqipëri, afro 200 mijë më pak se TikTok megjithëse kanë dominuar tregun digjital që prej vitit 2009.

Sa i përket platformës që deri para dy vitesh njihej si Twitter, dhe që sot mban emrin “X” pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, ajo numëron rreth 200 mijë përdorues në Shqipëri, duke qenë rrjeti social me më pak përdorues në vend, sipas të dhënave të DataReport./  S,M

Të fundit

Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dan Hutrën, të akuzuar për vrasjen e 3...

Ja kujt nuk ia jap votën time

Artan Fuga Kujt i jap votën time? Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t'u jap...

Keisi dhe Stresi konfirmojnë ribashkimin: Dashuria jonë është pa kushte

Nga lart duket si një telenovelë latine e viteve 2000: dashuri e zjarrtë, ndarje të bujshme, akuza e ribashkime që nuk vijnë kurrë pa...

Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?/ Kjo është fushata më dobët në 35 vjet

Juristi Kreshnik Spahiu foli këtë të premte për atmosferën e “vakët” në takimet elektorale që zhvillojnë partitë në Shqipëri. “Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë...

“Huffington Post”/ Shqipëria, zgjedhja perfekte për pushime

Gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota po vizitojnë “vendin më të lirë në Evropë” për plazhet e tij parajsore dhe çmimet...

Lajme të tjera

Web TV