Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Përgjigjet dermatologia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë.

Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun.

Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal. Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit. Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë, përcjellë Index.hr.

Përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz që ushtrojnë çdo ditë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik që çon në djersitje të shtuar. Sipas ekspertes, ata duhet të bëjnë dush pas çdo seance stërvitore. Sa kohë bëjmë dush është gjithashtu e rëndësishme.

“Ne nuk duhet të bëjmë dush për një kohë shumë të gjatë sepse mund të prishë yndyrën dhe lëkurën sonë dhe kështu të çojë në lëkurë të thatë, irritime të caktuara dhe ndonjëherë edhe skuqje. Unë i këshilloj të gjithëve që një dush të mos zgjasë më shumë se tre minuta”, shpjegon Stevenson./    S,M

Të fundit

“Jam ëndrra e çdo vjehrre”/ Loredana: Kam besim tek Jozi, nuk është xheloz

Një natë pas qëndrimit me Jozin në suitën që u mundësua nga Vëllai i Madh, Loredana ka biseduar me...

Ekrem Imamoglu nga burgu: Do të luftojmë ligjërisht kundër grushtit të shtetit

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, qëndron në burgun e Silivrit , nga ku ka dërguar një mesazh të ri, duke theksuar se do t'i rezistojë "grushtit"...

Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, Baba Mondi uron besimtarët

Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi bektashinjtë me lutjet për paqe nga teqeja e Turanit në Korçë. Besimtarët bektashi festojnë këtë të martë...

Basha vijon “telenovelën” me kryeministrin: Ke nis të më akuzosh me dëshmitarë të rremë

“Telenovela” me akuza të ndërsjellat mes Euroatlantikut Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe ditën e sotme. Në videon e radhës Basha...

A do kalonit një intervistë për një punë në Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni 60 sekonda para se tehut...

Lajme të tjera

Web TV